TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Joe Biden planifikon të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024, por tha se nuk është gati ta shpallë akoma. Deklarata e presidenti amerikan erdhi gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë.
"Pres të marr pjesë në të paktën dy ose tre festa të tjera të Pashkëve, ndoshta edhe pesë", tha ai me shaka për mikrofonat e NBC ndërsa merrte pjesë në Egg Roll, lojën e garës së vezëve që zhvillohet për Pashkë. Megjithatë, presidenti pritet të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në verë ose në fillim të vjeshtës.
Megjithatë, duket se një sondazh i fundit nuk ka dhënë rezultat pozitiv për presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara. Sipas Ëashington Post dhe ABC, pothuajse 60% e demokratëve nuk e duan kandidaturën e Biden në vitin 2024. Për më tepër, përsëri sipas sondazhit, 62% e amerikanëve do të ishin "të pakënaqur" ose "të zemëruar nëse udhëheqësi aktual i SHBA-së do të ngjitej në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, ndërsa 36 nga njëqind të anketuar do të ishin "entuziastë" ose "të kënaqur" me rizgjedhjen. Nëse rizgjidhej, Biden do të përfundonte një mandat të dytë në moshën 86-vjeçare.