BOTA, 27 Prill 2022, 20:37

Shtohet lista e shteteve që ndërmarrin sanksione ndaj Rusisë, edhe Zvicra i bashkohet grupit të BE-së

Shtohet lista e shteteve që ndërmarrin sanksione ndaj Rusisë,

Zvicra është shteti i radhës që i është bashkuar sanksioneve të marra nga Bashkimi Europian kundër Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga media ukrainase Kyiv Independent, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Masat e reja përfshijnë një embargo të qymyrit dhe sanksione të mëtejshme financiare, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë.

Bizneset ose qytetarët rusë nuk do të jenë në gjendje të regjistrojnë truste në Zvicër sipas sanksioneve të reja.