BOTA, 27 Prill 2022, 14:47

Nuk arrihet marrëveshja për organizimin e bisedimeve mes Putin dhe Zelensky

Nuk arrihet marrëveshja për organizimin e bisedimeve mes Putin dhe
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Një marrëveshje për të organizuar një bisedim mes peridentit rus, Vladimir Putin dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ende nuk është arrirë.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se kjo gjë nuk u arrit pavarësisht përpjekjeve të Turqisë.

Podolyak tërhoqi vëmendjen për rritjen e armiqësive në lindje të Ukrainës dhe përpjekjet ruse për të “shkatërruar plotësisht” qytetin portual të Mariupol.

Në një deklaratë të mëparshme u shpreh se “shpërthimet në tre provinca ruse në kufi me Ukrainën ishin “karma” dhe shpagim për pushtimin e vendit nga Rusia”.

“Heret apo vonë borxhet shlyhen kur një shtet vendos të sulmojnë një shtet tjetër”, shkroi ai në Telegram.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se një depo armësh ishte përfshirë nga flakët pranë fshatit Staraya Nelidovka, që ndodhet 20 km nga kufiri ukrainas. Ai u shpreh se zjarri ishte shuar dhe s’ka pasur njerëz të lënduar apo dëme në banesa rezidenciale.