TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet biseda në telefon mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen pak orë pasi ishin mbyllur votimet të dielën e kaluar dhe rezultatet po tregonin qartë fituesin.
Pasi e uroi Macronin për rizgjedhjen e tij, Marine Le Pen e paralajmëroi atë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në 2027, “me shumë mundësi do të jenë koha e duhur për të”, shkruan agjencia e lajmeve italiane Ansa.
Pak pas orës 20:00, në selinë e Le Pen, të gjithë kuptuan nga përqindjet se nuk kishte më shpresë.
“Bashkëpunëtorët e saj më të afërt, – tha Philippe Corbé, kryeredaktori politik i transmetuesit televiziv BFM -, kuptuan në atë moment se Le Pen kishte humbur më shumë se sa pritej. Ata shpresonin për 45%”. Në atë moment, sipas traditës “republikane”, kandidati i mundur i telefonon fituesit për t’i uruar fitoren dhe për të pranuar humbjen. Por ai zbulon se nuk e ka numrin e telefonit të kreut të shtetit. “Askush prej nesh nuk e ka”, konfirmoi atë mbremje deputeti Sébastien Chenu, i cili thotë se më pas ka kontaktuar me bashkëpunëtorët më të afërt të Macron, “Richard Ferrand, Thierry Solère, Gabriel Attal”, për të marrë numrin e telefonit të Macron.
“Në fund e sguriam- thotë Chenu – dhe Marine Le Pen izolohet në tarracë për të folur me Emmanuel Macron”.
Ishte një bisedë mjaft e shkurtër, pak pas orës 20:00. Përveç urimit të presidentit të rizgjedhur, Marine Le Pen bëri edhe një “shaka”, shton Chenu: “i tha që me këtë ritëm, pas 5 vitesh, e uron të mos kthehet, sepse me shumë mundësi do të jetë koha e duhur për të”.
Nëse nuk do të ketë ndryshime në Kushtetutë në 5 vitet e ardhshme, që nuk ka gjasa për momentin, Macron nuk do të mund të rikandidojë në vitin 2027./ ANSA/