BOTA, 26 Prill 2022, 23:30

Është sëmurë?/ Putinit i dridhen duart në takimin para kamerave (VIDEO)

Është sëmurë?/ Putinit i dridhen duart në takimin para

Prej fillimit të luftës në Ukrainë kanë qenë të shumta spekulimet që thonë se presidenti rus Vladimir Putin është sëmurë.

Në fillim u tha se ai vuante nga një lloj kanceri dhe për shkak të trajtimeve ishte fryrë në fytyrë.

Më pas u analizuan pamjet e takimeve të tij ku shhej se ai kishte dridhje të dorës dhe këmbës.

Edhe një video e publikuar të martën ka hapur sërish spekulimet. Pamjet janë shkëputur nga një takim që Putin ka zhvilluar me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Presidenti rus shihet me një dorë që dridhet, po ashtu dhe në trup i dallohet një vështirësi në të ecur.

Presidenti rus është ngulitur nga pretendimet për gjendjen e tij të dobët në muajt e fundit, të nxitur nga pamjet e fytyrës së tij të fryrë, qëndrimi i shtrirë dhe kapja e vazhdueshme për mbështetje e tavolinës apo karriges ku është ulur.