BOTA, 27 Prill 2022, 14:21

SHBA akuzoi Rusinë se po e mbante ilegalisht, Moska shkëmben ish-marinsin amerikan me të dënuarin rus

SHBA akuzoi Rusinë se po e mbante ilegalisht, Moska shkëmben

Rusia ka njoftuar se ka shkëmbyer ish-marinsin amerikan Trevor Reed me një të dënuar rus i cili aktualisht mbahet në SHBA, Konstantin Yaroshenko.

Reed është një nga dy ish-marinsat për të cilët SHBA ka thënë më herët se Rusia e ka ndaluar ilegalisht.

“Si rezultat i një procesi të gjatë negocimi, më 27 prill 2022, shtetasi amerikan Trevor Rowdy Reid, i dënuar më parë në Federatën Ruse, u shkëmbye me shtetasin rus Konstantin Yaroshenko, i cili u dënua me 20 vjet burg nga një gjykatë amerikane në 2010”, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, shkruan CNN.