BOTA, 26 Prill 2022, 22:53

Lufta/ Rusia merr rajonin e Khersonit, kryebashkiaku: Hoqën të gjitha simbolet e Ukrainës

Lufta/ Rusia merr rajonin e Khersonit, kryebashkiaku: Hoqën të gjitha

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e rajonit Kherson. Lajmin e bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas saj, forcat ruse kanë ‘çliruar’ të gjithë rajonin e Khersonit në Ukrainën jugore.

Më herët një zyrtar ushtarak rajonal u shpreh se ushtria ruse kishte emëruar krerët e rinj të administratës rajonale dhe këshillit të qytetit.

Në një postim në Telegram, Hennadiy Lahuta tha se: “Dje, pushtuesit kapën ambientet e këshillit të qytetit Kherson, hoqën të gjitha simbolet ukrainase dhe zëvendësuan rojet e tyre”.

Kryetari i qytetit të Khersonit, Ihol Kolykayev, u shpreh se ai refuzoi të bashkëpunonte me administratën e caktuar nga trupat ruse.

“Unë mbetem në Kherson dhe jam me banorët e Khersonit, të cilët më shumë se 18 muaj më parë më besuan menaxhimin e qytetit tonë” tha ai në Facebook.