BOTA, 26 Prill 2022, 23:51

Lufta në Ukrainë/ Gjermania gati të vendosë embargo totale ndaj naftës ruse

Lufta në Ukrainë/ Gjermania gati të vendosë embargo totale

Gjermania ka ulur importet e naftës ruse me mbi 20%, ndërsa zyrtarët gjermanë theksojnë se mbetet vetëm çështje ditësh përpara se Berlini të jetë në gjendje të një embargo totale ndaj naftës ruse.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha sot se një embargo e plotë është “e menaxhueshme” dhe se vendi shpreson të gjejë një zëvendësim për naftën ruse brenda disa ditësh.

Sipas Habeck, Gjermania tani është “shumë, shumë afër” për ta bërë realitet një embargo të plotë ndaj naftës ruse.

Deri më tani, Gjermania ka ulur importet e naftës ruse në rreth 12% të totalit të importeve të naftës nga 35% para pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

Rafineria e Gjermanisë Lindore në Schwedt është në pronësi të Rosneft-it shtetëror të Rusisë dhe fut vetëm naftë ruse, siç bën edhe një rafineri tjetër e Gjermanisë Lindore në Leuna.

Në vend që të mbështetej në naftën ruse me tubacione, Ministria Gjermane e Ekonomisë ka bërë të ditur se furnizimet duhej të bëheshin nëpërmjet portit dhe më pas kamionëve dhe trenave dhe se porti i Gdansk i Polonisë do të ishte partneri kryesor për të kryer këtë funksion.

Njoftimi i Gjermanisë përkon me një pikë tjetër presioni mbi ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian: Kontributi i armëve në luftën kundër Rusisë në Ukrainë – një rrugë që Gjermania e ka shmangur deri më tani.