TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për herë të parë, disa shtete arabe dhe myslimane, mes tyre Katari, Arabia Saudite dhe Egjipti, kanë kërkuar publikisht që Hamasi të heqë dorë nga kontrolli i Rripit të Gazës dhe të dorëzojë armët.
Thirrja u bë gjatë një konference të OKB-së në New York, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, dhe u mbështet nga të gjitha 22 vendet e Ligës Arabe, Bashkimi Evropian si një tërësi dhe 17 shtete të tjera.
Në dokumentin e miratuar theksohet se qeverisja dhe siguria në territoret palestineze duhet të jenë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare. Deklarata bën thirrje që Hamasi t’i japë fund sundimit në Gaza dhe të çarmatoset në kuadër të një procesi të mbështetur ndërkombëtarisht për krijimin e një shteti palestinez të pavarur.
Gjithashtu, dokumenti dënon sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe propozon krijimin e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar për stabilizimin e situatës në Gaza, nën kujdesin e OKB-së dhe me pjesëmarrje të mundshme të trupave nga disa vende.