BOTA, 30 Korrik 2025, 09:55

Ndërtesa të shkatërruara, evakuime masive dhe frikë për cunami, momentet kur tërmeti 8.8 ballë godet rajonin e Kamçatkës në Rusi (VIDEO)

Ndërtesa të shkatërruara, evakuime masive dhe frikë për

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamçatkës në Rusi.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka shkaktuar panik dhe evakuime masive.

Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.

Autoritetet njoftuan për një cunami deri në 4 metra në disa pjesë të rajonit.

Paralajmërime për valë cunami u lëshuan edhe për Japoninë, Alaskën dhe Hawaii.

Banorët në zonat bregdetare u urdhëruan të evakuohen menjëherë.