BOTA, 30 Korrik 2025, 13:50

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente, nisi t'i dilte tym nga rrotat

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente, nisi

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi pasi një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin e uljes, teksa pasagjerët evakuuan aeroplanin nëpërmjet rrëshqitësve të emergjencës dhe vrapuan të tmerruar përgjatë pistës. Fluturimi TK243 u nis nga Stambolli në orën 17:25, por pak para ngritjes u pa tym që dilte nga marshi i uljes ndërsa avioni po lëvizte.

Informacionet fillestare tregojnë një defekt hidraulik, i cili e detyroi pilotin të kthehej dhe të ulej menjëherë në Antalia.

Pasagjerët, dukshëm të tmerruar, përdorën rrëshqitëset e emergjencës për të evakuuar avionin. Të 247 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa avioni u tërhoq më vonë në një zonë të sigurt të aeroportit. Turkish Airlines ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ndërsa një hetim i plotë për shkaqet e incidentit është duke u zhvilluar.