BOTA, 30 Korrik 2025, 10:49

Administrata Trump dëshiron t'i japë fund ‘fesë së ndryshimeve klimatike’

Administrata Trump dëshiron t'i japë fund ‘fesë

Ky është një tronditje e madhe: Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) synon t’i heqë prizën mbrojtjes së klimës në nivel federal!

Pas një vendimi të Gjykatës së Lartë në vitin 2024, kreu i EPA-së, Lee Zeldin — një i besuar i presidentit Donald Trump — deklaron se nuk ka më hapësirë ligjore për të luftuar gazrat serë.

“Sa i përket klasifikimit si rrezik, thuhet që dioksidi i karbonit është ndotës, dhe me kaq mbaron,” u shpreh Zeldin pa dorashka.

Ai shtoi edhe më shumë – në një podcast, Zeldin deklaroi se CO₂ po demonizohet padrejtësisht: “Asnjëherë nuk njihet ndonjë dobi apo domosdoshmëri e dioksidit të karbonit”.

Sipas tij, injorohet plotësisht “sa i rëndësishëm është për planetin”. Zeldin shpalli se do t’i jap fund “fesë së ndryshimeve klimatike”.

Mesazhi është i qartë: për Zeldin, mbrojtja e klimës duket se është thjesht një shpërdorim parash. Dhe pikërisht këtë u premton qytetarëve – më pak klimëmbrojtje, më shumë para në portofol!

Por mbrojtësit e mjedisit ngrenë alarmin. Sapo u bë publike deklarata e Zeldin, organizatat mjedisore paralajmëruan hapa ligjorë. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2007, EPA është realisht e detyruar të veprojë kundër emetimeve të dëmshme për klimën – bazuar në ligjin ‘Clean Air Act’, një ligj që daton që nga viti 1963.

Nën presidencën e Obamës, agjencia përcaktoi në vitin 2009 përmes analizave shkencore se gazrat serë përbëjnë rrezik për shëndetin publik – një vlerësim që prej asaj kohe përbën bazën e politikës klimatike të SHBA.

Tani gjithçka është në pikëpyetje. Dhe ndërsa republikanët e Trump-it kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, mbetet e pasigurt nëse ligji ‘Clean Air Act’ do të mund të shpëtohet.

Gjatë mandatit të parë të Trump, vendimi i EPA-së për të shpallur gazrat serë si kërcënim u sfidua në gjykatë, por qëndroi në fuqi. Pas njoftimit të ri të agjencisë mjedisore, mbrojtësit e klimës, organizatat e tjera dhe industria kanë tani 45 ditë kohë për të dhënë komente publike.

Edhe nëse administrata arrin qëllimin e saj, kjo nuk do të thotë që industria do të ndryshojë menjëherë praktikat e saj, thotë John Tobin-de la Puente, profesor ekonomie në Universitetin Cornell. Furnizuesit e energjisë, për shembull, "nuk do të marrin vendime për investime të mëdha bazuar në ndryshime afatshkurtra politike", të cilat mund të përmbysen nga qeveria pasuese, shpjegon ai.