TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 8.8 Rihter goditi në orët e para të mëngjesit sot brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë, duke shkaktuar cunam në Rusi, Japoni dhe Hawaii.
Mënjhëherë pas tërmetit dhe cunamit autoritetet lëshuan paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me oqeanin Paqësor.
Cunami ka përmbytur tashmë qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave.
Rreth 2,700 banorë të arkipelagut, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, u evakuuan, raportoi TASS.
Sipas agjencisë së lajmeve RIA, e cila citon guvernatorin rajonal, rrjeti elektrik në rajonin e Sakhalin është dëmtuar dhe energjia elektrike është ndërprerë për shkak të tërmetit. Dhjetëra lëkundje pasuese janë regjistruar që nga tërmeti fillestar, i cili për fat të mirë shkaktoi vetëm dëme materiale.
Strehime emergjente të hapura në Hawaii
Sipas mediave amerikane, dallgët e para të cunamit kanë arritur tashmë në Alaskë dhe Hawaii. Në Hawaii, i cili kishte nivelin më të lartë të paralajmërimit, dallga më e lartë e regjistruar deri më tani është në bregdetin jugor të Mauit me 1.50 metra.
Në arkipelagun Havaian, strehimoret emergjente u hapën më herët për të mirëpritur banorët të cilëve iu kërkua të largoheshin nga zonat bregdetare. Guvernatori i shtetit paralajmëroi se, megjithëse dallgët e para nuk janë shqetësuese, do të duhen 1 deri në 2 orë që ato të arrijnë në Ishullin e Madh dhe do të ketë një pamje më të qartë të zhvillimit të fenomenit.
Sipas një liste të publikuar nga rrjeti lokal KGMB/KHNL, në bashkëpunim me CNN, qytetarët janë informuar për disa strehimore në ishujt Oahu, Kauai, Maui dhe në Qarkun e Hawaiit.
Autoritetet Havaiane më parë i kishin nxitur njerëzit të zhvendoseshin në vende më të larta, duke theksuar se po merreshin masa paraprake në pritje të mbërritjes së valëve.