TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka deklaruar se tërheqja e Rusisë nga Kherson është një fitore e madhe për Kievin.
Ai gjithashtu u shpreh se ky sukses i forcave ukrainase u arrit falë këmbënguljes dhe aftësisë së ukrainasve dhe mbështetjes së vendosur të SHBA-së dhe aleatëve të tjerë.
“Tërheqja e trupave ruse nga Kherson ishte një fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën sepse një kryeqytet rajonal që Rusia pushtoi në këtë luftë tani është kthyer nën flamurin ukrainas”, tha ai.
Presidenti amerikan Joseph Biden do ta bëjë të qartë në takimin dypalësh me presidentin kinez Xi Jinping në Indonezi se vendi i tij nuk po kërkon ndonjë konflikt, tha ndër të tjera Jake Sullivan.
Të dy liderët janë planifikuar të takohen në margjinat e samitit të G20 në Bali këtë javë, i cili do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Biden mori detyrën si president, shkruajnë mediat e huaja.