BOTA, 5 Qershor 2024, 09:24

SHBA jep alarmin: Tensionet Izrael-Hezbollah janë jashtëzakonisht të rrezikshme

SHBA jep alarmin: Tensionet Izrael-Hezbollah janë jashtëzakonisht

Tensionet aktuale midis Izraelit dhe Hezbollahut janë “jashtëzakonisht të rrezikshme”. Këtë deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara po punojnë për frenimin e dhunës në mënyrë që të parandalojnë shpërthimin e një lufte të plotë mes palëve.

Sipas Miller, një armëpushim në Gaza “do të na ndihmonte të arrijmë qetësi në Izraelin verior dhe Libanin jugor” dhe mund të çojë në një marrëveshje afatgjatë që do të lejonte dhjetëra mijëra izraelitë të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre në kufirin verior.

Për zëdhënësen, situata aktuale është “e paqëndrueshme” dhe i bën përpjekjet për të arritur një zgjidhje diplomatike urgjente.