TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy pilot humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi në provincën qendrore të Kajzerit në Turqi.
Sipas të dhënave paraprake, avioni ushtarak ishte duke kryer disa manovra kur papritur humbi lartësinë dhe u përplas në tokë.
Menjëherë në vendngjarja shkuan ekipet e ndihmës së shpejtë, por nuk mundën të bënin asnjë gjë për dy pilotët.
Ministria e Mbrojtjes shprehu ngushëllimet për humbjen e dy pilotëve, teksa shtoi se një hetim ka nisur për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit.