BOTA, 6 Prill 2022, 19:27

Moska thirrje Perëndimit: Nëse përzini diplomatët rusë do të shkatërrohen marrëdheniet tona

Moska thirrje Perëndimit: Nëse përzini diplomatët rusë

Kremlini nuk e ka përjashtuar prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes Moskës dhe Perëndimit.

“Nëse praktika e dëbimit të diplomatëve tanë vazhdon, ekziston mundësia e një rreziku të tillë, pasi çdo ditë përballemi me veprime të tilla armiqësore”, tha zëdhënësi Dmitri Peskov, në televizionin francez Lci.

“Dëbimi i diplomatëve është një vendim që mbyll dritaren e marrëdhënieve”, ka shtuar Peskov, ndërsa ka theksuar se është e nevojshme të ruhen marrëdhëniet diplomatike, veçanërisht në kushtet aktuale