BOTA, 20 Tetor 2023, 18:38

Sërish alarm për bombë, evakuohet shkolla në Bavari

Sërish alarm për bombë, evakuohet shkolla në Bavari

Një kërcënim për bombë me email shkaktoi panik herët sot në shkollën publike Holfeld në Bavari. Autoritetet po hetojnë nëse incidenti është i lidhur me grupin sunit palestinez Hamas.

Shkolla është mbyllur për arsye sigurie. Pas një hetimi të plotë nga ekspertët, në kompleksin shkollor nuk u gjet asnjë lëndë plasëse. Ishte një mësues që lajmëroi fillimisht policinë pasi pa emailet hyrëse të shkollës Holfeld, e cila ka nxënëx të fillores dhe të mesmes.

Pas vlerësimit të mesazhit, policia vendosi të marrë masa të mëtejshme sigurie edhe pse mund të ishte një kërcënim i rremë, siç komentohet nga gazeta gjermane “Bild” duke cituar një burim policor.

Kërcënimi me bombë kishte për qëllim konkretisht Liceun e Përgjithshëm.

“Pothuajse të gjithë nxënësit kanë mundur të lajmërohen në kohë dhe kështu nuk kanë ardhur në mësim. Kjo është një nga arsyet pse masat e policisë u përfunduan shpejt”, tha një zëdhënës i policisë.

Në faqen e shkollës, që herët ishte informacioni përkatës për prindërit dhe nxënësit, duke i ftuar ata të mos vijnë në shkollë: Urgjente. Anulim i mësimeve.