TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Familja e një vajze 12-vjeçare, fanse e Harry Potter, e cila u vra nga terroristët e Hamasit, ka publikuar pamjet e saj teksa këndonte me të ëmën rreth një muaj përpara se të vritej. Noja Dan, që ishte dhe me spektrin e autizimit, dhe gjyshja e saj 80-vjeçare Karmela ishin mes disa qindra civilëve të vrarë nga militantët kur sulmuan Izraelin më 7 tetor.
Familja Dan konfirmoi përmes një postimi në Facebook se trupat e Nojës dhe gjyshes ishin identifikuar nga skuadrat e shpëtimit. Edhe autoritetet izraelite konfirmuan gjithashtu vdekjet e tyre. Noja po qëndronte tek banesa e gjyshes së saj kur të dyja u rrëmbyen në lokalitetin Nir Oz, një nga komunat e shumta izraelite që u sulmuan 13 ditë më parë. Sipas burimeve izraelite, trupat e tyre u gjetën të djegur në afërsi të gardhit kufitar që ndan Izraelin nga Gaza nga punonjësit e skuadrave të shpëtimit.
Familja Dan publikoi në rrjetet sociale videon e vajzës së saj dhe nënës 53-vjeçare, Galit, teksa këndonin një këngë mjaft popullore në Izrael dhe teksa buzëqeshnin para kamerës. Lidhur me ngjarjen, nisur nga fakti se 12-vjeçarja ishte fanse e magjistarit Harry Potter, reagoi edhe vetë shkrimtarja britanike Xhej Kej Roulling. “Të rrëmbesh fëmijët është diçka e neveritshme dhe e pajustifikueshme. Për arsye të natyrshme, kjo foto më ka prekur edhe mua”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.