BOTA, 19 Tetor 2023, 17:55

Izraeli përshkallëzon sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës

Izraeli përshkallëzon sulmet ajrore në të gjithë Rripin

Që nga mesnata, forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet e tyre në zona të ndryshme në të gjithë Rripin e Gazës. I pari goditi Rafah, duke vrarë 33 persona. E dyta ishte në Khan Younis ku një shtëpi ishte shënjestruar . Sipas burimeve mjekësore, janë vrarë 11 anëtarë të familjes, mes tyre gjashtë fëmijë.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë sot në Gaza është 44, shkruan Al Jazeera. Pedhat e tankeve ushtarake izraelite thuhet se dëgjohen përtej barrierës në anën lindore të Rripit të Gazës.

Pas dy javësh lufte, të gjitha spitalet janë mbingarkuar dhe i gjithë sistemi mjekësor po vuan. Për shkak të mungesës së furnizimeve, mjekët tani po operojnë njerëz pa anestezi.