BOTA, 20 Tetor 2023, 10:22

Konfirmoi sot ndarjen pas 10 viteve martesë, vendimi i kryeministres italiane një ditë pas videoskandalit ku bashkëshorti pranonte tradhtinë

Konfirmoi sot ndarjen pas 10 viteve martesë, vendimi i kryeministres

Ditën e sotme kryeministrja italiane Georgia Meloni ka lajmëruar në rrjetet sociale ndarjen nga bashkëshorti i saj pas 10 vitesh martesë. E para e qeverisë së Italisë e falënderon për kohën që kanë kaluar bashkë dhe për dhuratën më të çmuar që është vajza e tyre.

"Marrëdhënia ime me Andrea Giambruno, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falenderoj per vitet e mrekullueshme qe kaluam se bashku, per veshtiresite qe kaluam, dhe qe me dha gjene me te rendesishme ne jeten time, qe eshte vajza jone Gjeneva.

Rrugët tona janë ndarë prej kohësh, dhe është koha për ta realizuar atë.

Unë do mbroj atë që ishim, do mbroj miqësinë tonë, dhe do mbroj, me çdo kusht, një shtatëvjeçare që e do nënën dhe babanë e saj, ashtu si unë nuk mund ta doja timen.

Asgjë më shumë për të thënë për këtë.

Ps.te gjithe ata që shpresuan të me dobesojneë duke me goditur ne shtepi duhet ta dinë se sa pika mund te shpresoje te gropos gurin, guri mbetet gur dhe pika eshte vetem uje"- shkroi Meloni.

Konfirmoi sot ndarjen pas 10 viteve martesë, vendimi i kryeministres

Rrëfimi i Melonit vjen një ditë pas publikimit të një videoskandali nga ‘Stiscia la notizia’ në lidhje më partnerin e saj.

Në video shfaqet Andrea Giambruno i cili pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…