TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës nuk do të heqë dorë nga asnjë territor i Ukrainës, në këmbim të paqes në vend.
Në një intervistë për CBS, Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se “kurrë nuk do ta njohë Krimenë si territor rus, pavarësisht se gadishulli u aneksua nga Rusia në 2014”.
“Ne e kuptojmë se një nga dispozitat e tyre, për të cilën flitet gjithmonë është njohja e Krimesë si territor rus. Unë definitivisht nuk do ta njoh atë. Ata do të donin të merrnin pjesët jugore të vendit tonë. Që në fillim nuk ishim gati që në fillim të hiqnim dorë nga territori ynë. Nëse do të kishim qenë të gatshëm të hiqnim dorë nga territori ynë, nuk do të kishte pasur luftë”, tha Zelensky gjatë intervistës.

Pyetjes nëse është i zhgënjyer nga homologu amerikan, Joe Biden, ai iu përgjigj: “Jo. Nuk jam i zhgënjyer. Nuk e di se si do të na ndihmonte një president tjetër në vend të tij, nuk e di. Është e vështirë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Kështu mendoj të paktën. Ukraina varet nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara. Dhe unë, si udhëheqës i një vendi në luftë, mund të jem vetëm mirënjohës.”
Sa i përket një takimi ballë për ballë me Vladimir Putin, presidenti Zelenksy tha “se ia vlente shansi. Nuk do të zgjidhet gjithçka, por mund të ndalonin vrasjen.”