TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një automjet me katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksident.
Si pasojë e përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda kabinës ka qëndruar një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë.
Makina, sipas raportimeve, ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.