BOTA, 10 Prill 2022, 17:18

FOTO/ Pas dështimit në Kiev, kolona ushtarake ruse niset drejt një qyteti tjetër në Ukrainë. Analistët: Nëse vendasit rezistojnë dhe këtu, atëherë…

FOTO/ Pas dështimit në Kiev, kolona ushtarake ruse niset drejt

Kompania e imazheve satelitore Maxar Technologies ka shpërndarë fotografi të kolonës ushtarake ruse e cila është e vendosur në lindje të qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv.

Imazhet, e marra më 8 prill, tregojnë qindra kamionë automjetesh të blinduara, me një gjatësi prej të paktën 12 km dhe që po lëvizin drejt jugut përmes qytetit ukrainas të Velykyi Burluk.

FOTO/ Pas dështimit në Kiev, kolona ushtarake ruse niset drejt

Në një postim në Twitter, analisti ushtarak amerikan George Barroë, pjesë e Institutit për Studimin e Luftës, tha se kolona ka të ngjarë të shkoj në jug drejt qytetit të Izyum.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Kujtojmë se forcat ruse pushtuan qytetin e Izyum javën e kaluar dhe e kanë përdorur atë si një terren për një lëvizje të dukshme drejt Slovyansk, një qytet kritik për objektivin e Moskës për të kapur të gjithë Ukrainën lindore.

ISË thotë se nëse Ukraina qëndron në Slovyansk, fushata e Rusisë për të kapur rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk “ka të ngjarë të dështojë”.