TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Votuesit francezë shkuan këtë të diel në kutitë e votimit për të zgjedhur 1 prej 12 kandidatëve për President të vendit.
Ky raund i parë i garës së shumëpritur për udhëheqjen e ekonomisë së dytë më të madhe të Evropës do të përcaktojë se 2 prej kandidatëve që do të shkojnë në balotazhin e 24 prillit.
Pjesëmarrja ishte 65%, pak më e ulët se në zgjedhjet e fundit në 2017. Qendrat e fundit mbyllen në orën 20.00 dhe deri atëherë është e ndaluar në vend që të publikohen sondazhe.
Por një sondazh i publikuar në Zvicër nga kompania IPSOS nxjerr fitues presidentin aktual Emmanuel Macron në një kryesim të ngushtë me rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Macron – 26,5%
Le Pen – 22,5%
Mélenchon – 17,5%
Zemmour – 9%
Pécresse – 8,5%
Jadot – 5%
???????????? Dernier sondage @IpsosFrance pour @lemondefr réalisé aujourd'hui auprès de 10 425 personnes inscrites sur les listes électorales :
— mathieu gallard (@mathieugallard) April 8, 2022
????Macron 26,5%, =
⚫Le Pen 22,5%, +1
????Mélenchon 17,5%, +1,5
????Zemmour 9%, - 1
????Pécresse 8,5%, =
????Jadot 5%, -1 pic.twitter.com/yUALF1Kleu