BOTA, 11 Prill 2022, 12:52

Mbi 4.5 milionë të larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë

Mbi 4.5 milionë të larguar nga Ukraina që nga fillimi i

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.

UNHCR-ja ka thënë se janë 4,503,954 refugjatë ukrainas, 62,291 më shumë se një ditë më parë (të dielën), raportoi BBC-ja të hënën.

Sipas kësaj agjencie të OKB-së, kjo është hera e parë që Evropa është dëshmitare e një numri kaq të madh refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore.

UNHCR-ja ka njoftuar se 90 për qind e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë, pasi shumica e burrave të moshës 18-60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina.