BOTA, 20 Mars 2022, 17:56

Lufta/ Zelensky dënon sulmin rus në shkollën e artit: Terror që do të mbahet mend për shekuj

Lufta/ Zelensky dënon sulmin rus në shkollën e artit: Terror

Autoritetet në qytetin Mariupol thonë se ushtria ruse ka bombarduar një shkollë arti ku ishin strehuar rreth 400 njerëz.  

Sipas autoriteteve lokale ndërtesa e shkollës u shkatërrua dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, por nuk ka asnjë informacion për numrin e viktimave.

Autoritetet ruse pohuan se raketat TOS-1A u përdoren kundër nacionalistëve ukrainas nga milicia popullore e Republikës Popullore të Donetskut me mbështetjen e ushtrisë ruse gjatë një operacioni special në Ukrainë.

Autoritetet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, thonë se të paktën pesë civilë, përfshirë një djalë nëntë vjeçar, janë vrarë nga bombardimet e fundit ruse.

Ndërkohë pamjet satelitore tregojnë si dukej teatri i Mariupolit përpara se të shndërrohej në rrënoja nga granatimet ruse.

Lufta/ Zelensky dënon sulmin rus në shkollën e artit: Terror

Lufta/ Zelensky dënon sulmin rus në shkollën e artit: Terror

 

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rrethimi i qytetit port nga Rusia ishte “një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm”.

Komentet e tij erdhën pasi autoritetet lokale thanë se trupat ruse kishin dëbuar me forcë disa mijëra njerëz nga qyteti i rrethuar javën e kaluar, pasi Rusia kishte folur për ‘refugjatë’ që vinin nga porti strategjik.