BOTA, 20 Mars 2022, 00:00

Rikthehet "Gulagu"/ Ukrainasit e kapur në Mariupol dërgohen me forcë në Rusi, ku i presin kampet

Rikthehet "Gulagu"/ Ukrainasit e kapur në Mariupol dërgohen

Banorët e Mariupolit, i cili po bombardohet vazhdimisht nga Rusia, janë dërguar me forcë në Rusi gjatë javës së fundit. 

Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit “mijëra banorë të Mariupolit u deportuan në Rusi. Rusët i morën forcërisht dhe në mënyrë ilegale njerëzit që qëndronin në Bregun e Majtë dhe në godinën e klubit sportiv, ku më shumë se një mijë njerëz (kryesisht gra dhe fëmijë) fshiheshin nga bombardimet e vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.

Këshilli ka bërë të ditur se banorët janë dërguar në “kampet ruse, ku ata iu kontrollonin telefonat dhe dokumentet e tyre”

Pas kësaj, banorët “u ridrejtuan në qytete të largëta të Rusisë, por fati i të tjerëve mbetet i panjohur”.