BOTA, 20 Mars 2022, 12:59

Belgjikë, makina hyn mes turmës ku festoheshin karnavalet, gjashtë të vdekur, dhjetë të plagosur

Belgjikë, makina hyn mes turmës ku festoheshin karnavalet,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Belgjikë, ku një makinë ka hyrë mes turmës së njerëzve dhe për pasojë gjashtë persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në Strepy-Bracquegnies, fshat në komunën e La Louviere.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dhjetë të tjerë janë plagosur dhe 27 të lënduar lehtë.

Në vendin e aksidentit ishin të pranishëm 150-200 persona që po festonin karnavalin

Autoritetet, arrestuan dy vendas të lindur në vitet 1988 dhe 1990.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Jacques Gobert, “një makinë me shpejtësi u fut mes turmës që ishte mbledhur për të parë ‘ramassage des Gilles'”, mbledhjen e disa maskave tradicionale të karnavalit.

Më pas shoferi vazhdoi rrugën, por ne e ndaluar”, shtoi kryebashkiaku. Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur arrestimi i dytë.

Ndërkohë, bashkia ka krijuar planin e saj të emergjencës.

“Kemi vënë në dispozicion të familjeve sallën sportive komunale dhe është aktivizuar edhe shërbimi i ndihmës ndaj viktimave”, sqaroi Gobert.

Mbreti i Belgjikës Philip dhe kryeministri Alexander De Croo mbërritën në skenën ku ndodhi tragjedia.

Po ashtu mësohet se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë.