BOTA, 20 Mars 2022, 11:16

“Presione nuk pranojmë”, Kina për luftën në Ukrainë: Jemi në anën e duhur të historisë

“Presione nuk pranojmë”, Kina për luftën në

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi deklaroi sot se koha do të provojë se pozicioni i tyre është në anën e duhur të historisë në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Kina do të vazhdojë të bëjë gjykime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në një qëndrim objektiv sa i takon të drejtave.

Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë shtrëngim dhe presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, u tha Wang Yi gazetarëve.

Wang tha se “zgjidhja afatgjatë është të braktisësh mentalitetin e Luftës së Ftohtë, të përmbahet nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabiliteti afatgjatë në kontinentin evropian”.

Komentet e tij vijnë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden foli me presidentin kinez Xi Jinping të premten në një përpjekje për të bindur Kinën që të qëndrojë kundër Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.