TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbi dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë që nga fillimi i luftës. Sipas agjencisë së Gardës Kufitare Polake, theksohet se vetëm dy ditët e fundit kanë kaluar kufirin 23 mijë.
Disa nga njerëzit që ikën në tre javët e fundit tashmë janë larguar nga Polonia.
Profesori i kërkimit mbi migracionin në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se të paktën 1.1 milion njerëz kanë mbetur në Poloni.
Shumica kanë shkuar për të qëndruar në qytete të mëdha, duke përfshirë Varshavën dhe Krakovën, zyrtarët e të cilëve ankohen se kanë arritur kapacitetin e tyre për t’i akomoduar ata.