BOTA, 20 Mars 2022, 10:59

Pretendimi i Ukrainës: Kemi shkatërruar plotësisht njësinë ajrore ruse afër Kievit

Pretendimi i Ukrainës: Kemi shkatërruar plotësisht

Zyrtarët ukrainas të Mbrojtjes pretendojnë se Regjimenti Ajror i Gardës Kostroma 331 i Rusisë është shkatërruar nga forcat e saj.

Në një postim në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës në Facebook, zyrtarët thanë se regjimenti ishte përfshirë në angazhime rreth kryeqytetit të Kievit dhe se vetëm një anëtar i njësisë i kishte mbijetuar sulmit të kryer nga trupat ukrainase.

Po ashtu thuhet se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha gjatë një ofensive në qytetin lindor të Kharkiv.

BBC shkruan se këto pretendime nuk mund t’i verifikojë ende zyrtarisht.