BOTA, 4 Korrik 2022, 20:39

Rusia iu kundërpërgjigjet sanksioneve perëndimore, vendosë të shesë dhe gazin e lëngshëm vetëm me rubla

Rusia iu kundërpërgjigjet sanksioneve perëndimore, vendosë

Gazprom ka propozuar zgjerimin e skemës së pagesës në rubla edhe për gazin natyror të lëngshëm (LNG), citoi agjencia e lajmeve Interfax këtë të hënë.

Propozimi nga Kirill Polous, një zëvendës shef departamenti në Gazprom, vjen si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Urdhëri, i nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, krijon një firmë të re që do të marrë përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Sakhalin Energy Investment Company.

Firma energjetike Shell dhe kompanitë tregtare japoneze Mitsui dhe Mitsubishi zotërojnë pak më pak se 50% të Sakhalin Energy.

Rusia përbën rreth 8% të furnizimit global të LNG-së, me 40 miliardë metra kub gaz të superftohur në vit që vjen kryesisht nga Sakhalin-2 dhe Yamal LNG i Novatek, impianti më i madh rus në këtë fushë.

Në mars, Putin tha se prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror do t’u kërkonte vendeve që ai i quajti jomiqësore të paguajnë për gazin në rubla.

Një numër i madh klientësh në Evropë ndërprenë furnizimin me gaz pasi refuzuan të pranonin rregullat e reja.

“Kjo është një çështje e bashkërendimit të eksporteve të gazit të tubacionit dhe gazit të lëngshëm”, tha Polous, duke shtuar se ka konkurrencë valutore midis gazit të tubacionit, i shitur në rubla, dhe LNG, i cili tatohet në dollarë.

Në vitin 2021, Rusia fitoi 7.3 miliardë dollarë nga eksportet e LNG, sipas shërbimit shtetëror tatimor, krahasuar me 55.5 miliardë dollarë të marra nga eksportet e gazit me tubacione.

As Gazprom dhe as ministria e energjisë nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters për koment.