BOTA, 4 Korrik 2022, 18:50

Sulm me armë gjatë paradës së festës së pavarësisë në SHBA, raportohet për të vdekur

Sulm me armë gjatë paradës së festës së

Një sulm me armë ka ndodhur këtë të hënë në paradën për festën e pavarësisë së SHBA-ve që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Illinois.

Zyra e Sherifit të Lake County bën me dije se policia po i përgjigjet sulmit me armë, ndërkohë që nuk bëhet me dije ende numri i viktimave, apo i të plagosurve.

Zyrtarët lokal të Highland Park, një periferi rreth 25 milje në veri të Çikagos, thanë se parada e Ditës së Pavarësisë është anuluar dhe këshilluan njerëzit të shmangin qendrën e qytetit.

Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh. Ai shtoi se pa të paktën një person të gjakosur dhe në tokë.

Parada ishte planifikuar të fillonte në orën 10 të mëngjesit, në kryqëzimin e Laurel dhe St. Johns Avenue, ndërkohë që teksa njerëzit po mblidheshin, filloi dhe sulmi me armë.