TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i dërgojë urimet e tij homologut amerikan Joe Biden për Ditën e Pavarësisë këtë vit për shkak të politikës “jomiqësore” të vendit ndaj Rusisë, tha të hënën zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Këtë vit telegrami i urimit nuk do të dërgohet”, tha Peskov në një prononcim për gazetarët.
“Kjo ka të bëjë me faktin se ky vit shënoi kulmin e një politike jomiqësore ndaj vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi Peskov, duke thënë se “vështirë se mund të konsiderohet i përshtatshëm” dërgimi i urimeve në këto kushte.
Putin dhe Biden nuk kanë folur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, konfirmoi Peskov.