TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus, tha të hënën kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.
Shmyhal u shpreh në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet aktualisht në Zvicër, se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë nga agresioni rus.
Konferenca dyditore në Lugano, ku ka folur edhe presidenti Zelensky, po mbledh së bashku disa liderë botërorë dhe OJQ me synimin për të hartuar një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.