TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 22-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së tre personave në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.
Dy shtetas danezë, të moshës 17-vjeç dhe një shtetas rus, 47-vjeç, u vranë gjatë sulmit të së dielës. Sipas policisë, i dyshuari është më probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka të dhëna që kemi të bëjmë me sulm terrorist.
“Ai kishte një pushkë dhe thikë. Viktimat ishin të rastësishme, jo të motivuar nga gjinia apo diçka tjetër”, thanë zyrtarët.
I dyshuari doli para gjykatës i shoqëruar nga tre oficerë të armatosur, raportojnë mediat daneze.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata vendosi që emri i të dyshuarit dhe viktimave të mos bëheshin publik.
Nga sulmi mbetën të plagosur rëndë katër persona, dy prejt tyre shtetas danezë, një 40-vjeçare dhe 19-vjeçare. Dy të tjerët ishin suedezë, një 50-vjeçar dhe 16-vjeçare.
Sipas mjekut të spitalit, një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Sulmi vdekjeprurës filloi në qendrën tregtare Field rreth orës lokale 17:35 të së dielës.
Qendra tregtare shumëkatëshe, një nga më të mëdhatë në Danimarkë, është pranë një shkolle të mesme si dhe një blloku të madh banimi studentësh, dhe shpesh është plot me të rinj.
Disa nga dëshmitarët në qendrën tregtare treguan se si u larguan nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në tualete, dyqane dhe depo.
Një prej tyre, Isabelle, tha për mediat daneze: “Papritmas nisën të shtënat, mendoj 10 të shënta, dhe më pas vrapuam nëpër qendër tregtare. Përfunduam në një tualet ku u grumbulluam rreth 11 njerëz. Ishin të frikësuar, ishte përvojë e tmerrshme.”
13-vjeçarja Isabella Hjertholm tha për BBC: “Kur pamë njerëz që po iknin nga kinemaja, në fillim nuk mendova se ishte ndonjë gjë serioze, derisa dëgjova njerëzit që thoshin se dikush po qëllonte. Nuk dija nga të dilja sepse se njihja mirë qendrën tregtare, kështu që thjesht ndoqa një grup njerëzish dhe për fat gjetëm daljen e emergjencës.”
Policia e arrestoi të dyshuarin pranë qendrës tregtare, 13 minuta pasi u dha alarmi për sulmin.