BOTA, 13 Gusht 2023, 09:11

Rrëzohet avioni ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën dy pilotët

Rrëzohet avioni ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën dy

Një avion luftarak rus Su-30 u rrëzua gjatë një stërvitje në rajonin e Kaliningradit të Rusisë, duke vrarë dy pilotët në bord, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

“Avioni Su-30 u rrëzua në një zonë të pabanuar. Fluturimi ishte pa municion. Ekuipazhi i avionit u vra”, tha ministria, duke theksuar se shkaku i mundshëm i rrëzimit ishte një dështim teknik.

Kaliningrad është një enklavë ruse midis dy vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, në Detin Baltik.