BOTA, 16 Shtator 2023, 18:58

VIDEO/ Rrëzohet avion ushtarak në Torino teksa bënte manovra, humb jetën 5-vjeçarja, plagoset rëndë vëllai i saj

VIDEO/ Rrëzohet avion ushtarak në Torino teksa bënte manovra,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Torino. Një avioni i aeronautikës ushtarake italiane është rrëzuar në aeroportin Caselle të Piemontes. Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën nga flakët e shkaktuara nga përplasja, raportojnë mediat e huaja

Vëllai i saj 9-vjeçar është plagosur rëndë, ndërsa ka pësuar djegie në të gjithë trupin. Ndërkohë prindërit e fëmijëve së bashku me pilotin ndodhen në spitalin Regina Margherita të Torinos.

Avioni i aeronautikës ushtarake italiane ishte me avionët e tjerë teksa kryenin stërvitje kur MB-339 humbi lartësinë dhe u përplas në fund të pistës. Nga përplasja avioni shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e vajzës, e cila po shikonte manovrat e avionëve.