TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu, i cili nuk është shfaqur në publik prej më shumë se dy javësh, ka përfunduar në telashe me autoritetet, pasi është vënë nën hetim nga autoritetet kineze. Hetimi për Li ka të bëjë me prokurimin e pajisjeve ushtarake, sipas një zyrtari rajonal të sigurisë dhe tre personave në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë kineze, shkruan Reuters.
Tetë zyrtarë të lartë nga njësia e prokurimit të ushtrisë kineze, të cilën Li e drejtoi nga viti 2017 deri në 2022, janë gjithashtu nën hetim.
Hetimi ndaj Li, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes në mars, dhe tetë zyrtarët po kryhet nga komisioni i inspektimit disiplinor të ushtrisë.