BOTA, 9 Gusht 2024, 20:59

Rrëzimi i avionit me 62 pasagjerë në Brazil, asnjë i mbijetuar

Rrëzimi i avionit me 62 pasagjerë në Brazil, asnjë i

Një avion është rrëzuar në São Paolo të Brazilit, duke shkaktuar vdekjen e të 62 personave në bord. Në fluturimin e kompanisë ajrore Voepass ishin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Avioni u rrëzua në Vinhedo të São Paolos, dhe video dramatike të ndara në rrjetet sociale tregojnë atë që duket të jetë avioni që bie nga qielli, përpara se një re e madhe tymi i zi të shpërthejë në ajër.

Shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se ndodhen në vendngjarje. Raportohet se avioni është rrëzuar në një zonë rezidenciale. Avioni i vogël me dy motorë ishte nisur nga qyteti i Cascavelit i Paranás, me destinacion aeroportin ndërkombëtar të São Paolos.

Kompania ajrore Voepass konfirmoi se avioni i saj ishte përfshirë në aksident dhe tha se "ende nuk ka konfirmim se si ka ndodhur aksidenti."

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva mbajti një moment heshtje në një aktivitet ku po merrte pjesë dhe postoi në rrjetet sociale se situata është "shumë e trishtuar, të gjithë solidaritetin tim për familjet dhe miqtë e viktimave."