BOTA, 9 Gusht 2024, 08:50

Tragjedi në Teksas, sportisti serb mbytet pak para përfundimit të garës

Tragjedi në Teksas, sportisti serb mbytet pak para përfundimit të

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një garë të CrossFit në Teksas, SHBA, ku një notar nga Serbia humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.

Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukic, i cili shfaqej në vështirësi shumë pranë vijës së finishit, por më pas zhduket nën ujë. 

Trupi i sportistit serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake me shumë komente negative për faktin se për herë të parë në një event të tillë, noti u zgjodh si eventi i fundit dhe çiklizmi dhe vrapimi ishin të parat.