TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë distriktit Polatlı të Ankarasë të premten në mëngjes, kur një autobus pasagjerësh është përplasur në në këmbët e një ure.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, i cili bëri një deklaratë për kanalin CNN TÜRK në lidhje me aksidentin, tha se sipas të dhënave fillestare, 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar.
Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit.
Lidhur me shkakun e aksidentit, guvernatori deklaroi se “nuk ka shenja se i kanë dështuar frenat. Sipas vlerësimeve fillestare, shkak mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.
Ai tha se informacioni për shkakun e vërtetë të aksidentit do të ndahet “në orët në vijim”.
Ndërkohë, në një aksident tjetër të ndodhur në fshatin Olukpınar në rrugën Ankara-Eskişehir, autobusi i pasagjerëve doli jashtë kontrollit dhe goditi barrierat dhe më pas murin e mbikalimit, por pa viktima.