BOTA, 26 Janar 2022, 21:16

Rreziku nga pushtimi rus i Ukrainës/ Kjo është ‘arma’ me të cilën Perëndimi mund të ndalojë kërcënimin e Moskës

Rreziku nga pushtimi rus i Ukrainës/ Kjo është ‘arma’

Në një kohë që qeveritë e Perëndimit po e kërcënojnë Rusinë me një paketë sanksionesh të cilat synojnë të pengojnë Presidentin Vladimir Putin që të mos pushtojë Ukrainën, ka edhe një masë tjetër shumë herë më të fortë se sanksionet e tjera.

"Arma" që Perëndimi synon ta përdorë kundër Rusisë është shkëputja e Moskës nga sistemi bankar global.  Ligjvënësit amerikanë kanë sugjeruar javët e fundit se Rusia mund të përjashtohet nga rrjeti i një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën, i quajtur SWIFT, transmeton CNN. 

Nga ana e saj Moska ka reaguar duke thënë se dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve të tjerë në Evropë do të ndaleshin nëse ndërmerret një masë e tillë.

“Nëse Rusia shkëputet nga SWIFT, atëherë ne nuk do të marrim dot valutë, por blerësit, vendet evropiane në radhë të parë, nuk do të marrin dot mallrat tona – naftën, gazin, metalet dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm,” tha Nikolai Zhuravlev, zëvendëskryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus referuar medias shtetërore TASS.

Çfarë është SWIFT?

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën u themelua në vitin 1973 dhe që tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e e saj- veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.