TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

NATO pritet t’i dërgojë një propozim me shkrim Rusisë deri në fund të kësaj jave për të gjetur një gjuhë të përbashkët e për të sheshuar tensionet në kufirin me Ukrainën.
Këtë e ka konfirmuar për CNN, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
“Ne do të theksojmë se jemi gati të ulemi… dhe të diskutojmë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane.
Dhe gjithashtu të ulemi dhe të dëgjojmë shqetësimet ruse”, u shpreh Stoltenberg.
Shefi i NATO-s tha javën e kaluar se aleanca ushtarake perëndimore së shpejti do t’i dërgonte Rusisë propozimet e saj me shkrim, duke iu përgjigjur kërkesave të sigurisë së Moskës dhe do të sugjeronte bisedime serioze për kontrollin e armëve dhe masat e transparencës për aktivitetet ushtarake dhe të vendosjes së raketave.