BOTA, 25 Janar 2022, 21:24

“Pasojat do të jenë të mëdha”/ Biden paralajmëron Rusinë për sanksione ndaj Putinit

“Pasojat do të jenë të mëdha”/ Biden

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se do të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj presidentit rus Vladimir Putin në rast të një pushtimi rus të Ukrainës.

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin në një vizitë në një dyqan të vogël në Uashington, Biden tha se “nuk kishte ndërmend” të dërgonte trupa amerikane ose forca të NATO-s në Ukrainë.

“Ne nuk kemi ndërmend të vendosim forcat e SHBA-së apo NATO-s në Ukrainë”, tha ai. Megjithatë, ai shtoi se mund të lëvizë disa nga 8,500 trupat amerikane në gatishmëri në të ardhmen e afërt.

Biden vuri në dukje se nuk ka pasur ndryshim në qëndrimin e forcave ruse dhe përsëriti se pasojat do të ishin të mëdha në mbarë botën nëse presidenti rus pushton Ukrainën.

I pyetur nga një gazetar nëse do të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj Putinit personalisht, presidenti amerikan u përgjigj “Po”, duke shtuar: “Unë mund ta imagjinoj”.