BOTA, 25 Janar 2022, 18:49

Nuk ndalet Omicron në Itali, 186 mijë të infektuar dhe 468 viktima brenda 24 orëve

Nuk ndalet Omicron në Itali, 186 mijë të infektuar dhe 468

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 186.740 raste të reja me Covid nga 1.397.245 testime dhe 468 të vdekur.

Këto janë të dhënat e komunikuara nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilave 231500 persona janë shëruar. Norma e pozitivitetit është 13.4%, një rënie prej 1.6% nga e hëna.

Omicron ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të të infektuarve në Itali, ashtu si shumë vende të tjera të botës.