TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që Finlanda të rrisë gatishmërinë e saj ushtarake.
Finlanda e cila nuk është vende anëtare e NATO-s dhe ka një histori të gjatë dhe të vështirë me Rusinë, ka rritur gatishmërinë për shkak të paqëndrueshmërisë së situatës.
‘Gatishmëria e forcave të mbrojtjes finlandeze është rritur për shkak të faktit se situata në zonat e afërta është bërë e paqëndrueshme’, ka bërë me dije koloneli Peteri Kazanma, kreu i Departamentit të luftës në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Finlandës.
Ndërsa foli në emër të forcave të armatosura, Kazanma tha se paqëndrueshmëria në rajonin e Detit Baltik buron nga sjellja e paparashikushme e Rusisë.
Rusët i kanë bërë të qarta qëllimet e tyre, por ne ende nuk dimë se çfarë veprimesh janë të gatshëm të ndërmarrin’, ka thënë më tej ai.
Forcat e Armatosura Finlandeze njoftuan për stërvitje më të gjera që do të zhvillohen në Helsinki dhe zonën përreth kryeqytetit javën e ardhshme.
‘Finlanda nuk është një objektiv i ndonjë kërcënimi ushtarak, por forcat e mbrojtjes duhet të jenë ende tëpërgatitura për çdo veprim të mundshëm”, shtoi ai.