BOTA, 28 Prill 2023, 15:53

"Raketa goditi banesën tonë, gjithçka është mbuluar nga gjaku", gruaja ukrainase në lot tregon për sulmin në Uman (Video)

"Raketa goditi banesën tonë, gjithçka është

Videoja e një gruaje ukrainase është bërë virale në rrjet pas sulmeve ajrore nga Rusia gjatë natës së kaluar në të gjithë Ukrainën. Në lot ajo flet për sulmin në Uman këtë mëngjes duke treguar se një raketë e goditi banesën e saj.

"Nuk besoja se mund të ndodhte. Një raketë goditi shtëpinë tonë. Ne jemi të gjithë të mbuluar nga gjaku. Nuk e di... Dritaret e shtëpisë nuk janë më", thotë ajo, duke treguar fytyrën, duart dhe korridoret e shtëpisë.

Më tej tregon fëmijët dhe thotë se i mbijetuan sulmit. "Fëmijët kanë fjetur këtu. Falë Zotit jemi gjallë të gjithë. Jam trembur shumë. Ju urrej! I urrej rusët", thotë ajo me ngashërima. 

Deri më tani, dihet se 19 persona janë vrarë në sulm.