BOTA, 28 Prill 2023, 15:15

"Ku po shkoj, dua të dal jashtë", Trump vazhdon fushatën për President të SHBA, tallet me ngatërresat e Biden (Video)

"Ku po shkoj, dua të dal jashtë", Trump vazhdon

Donald Trump shprehet i bindur se do ta mposhtë rivalin e tij demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti ka nisur fushatën elektorale, ku kësaj here ishte ne New Hampshire dhe premtoi se do ta shkatërrojë Bidenin.

“Ne do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë. Një vend i zhytur në dhunë dhe krim, i dërrmuar nga inflacioni, ku bankat ‘falimentojnë’. Në vitin 2024, Amerika do të ketë zgjedhjen midis ‘suksesit dhe dështimit’, ‘sigurisë apo anarkisë’, ‘prosperitetit apo fatkeqësisë’ Ne do të dërrmojmë Joe Biden”, tha Trump.

Gjatë paraqitjes së tij, Trump po ashtu ka imituar Biden në një moment, teksa ai u hutua në skenë dhe nuk po arrinte që të dilte nga skena.